E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha per mocionin e opozites Zoti u dhente kurajo

Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim. Kete deklarate te kreut te opozites Edi Rama ne Asamblene Socialiste kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar oferte te re te selise roze. Duke e trajtuar ne kete konteks kreu i mazhorances i eshte drejtuar publikisht kundershtarit te tij politik Rama ta paraqese ne kuvend dhe vetem pas kesaj do te kete nje pergjigje te mazhorances.

Zoteria e tij sic dorezoi me 20 tetor nje dokument qe mbante daten e 14 shtatorit me duhet te pres para se ta komentoj. Duhet te shoh propozimin e tij dhe natyrisht mbetemi te hapur per shqyrtim serioz te propozimeve te kerkesave te opozites te cilat do te trajtohen me rigorozitet ne kuadrin e kushtetutes dhe kodit zgjedhor te vendit tha Berisha.

Kreu i qeverise gjithashtu ka komentuar edhe mocionin e paralajmeruar te opozites ndaj tij dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topalli duke ironizuar kete nisme. Zoti u dhente kurajo se kane 5 vjet e nuk e sosin dot. Ta bejne nje tha Berisha.

Ne Asamblene Kombetare socialistet bene te ditur se do te nderrmarin nismat parlamentare te mocioneve te votebesimit ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topalli pas raportit te progresit te Komisionit Europian qe sipas PS eshte tejet negativ per vendin.

Ne po te njejten asamble kreu i selise roze i beri apel kryeministrit te pranoje oferten per kompromis ku sipas tij nuk ka ne asnje rresht te permendur kushtin per fletet e votimit. Nese opozita ka hequr dore nga fletet ne pergjigjen e sotme te kreyministrit u la te kuptohet se duhet te jete e shkruar ne draft dhe jo e anashkaluar pasi kjo mund te behet serish pika bllokuese e kompromisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›