E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për skandalin e energjisë me Kosovën: Klithmë e mafias kundër meje. Kryeministri sulmon donatorin gjerman

Share

Lajthit kryeministri. Sali Berisha sulmon vetë donatorin e rrjetit të interkonjeksionit dhe kryetarin e PS duke u thënë se duan të bëjnë korrupsion me këtë tender. Berisha: Nuk deshën tia japin firmës boshnjake pse nuk njeh Kosovën

Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp për mediat, ka komentuar lajmin e publikuar në gazetën Zëri se djali i tij dhe ai vetë po pengojnë ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të favorizuar mafian serbe. Sa i përket kësaj të dytës, djali im i ka dhënë përgjigje gazetës dhe është botuar, tha Berisha.

Por ajo që habiti më shumë është se kryeministri akuzoi bankën gjermane KFW se kërkon të abuzojë me tenderin për interkonjeksionin, edhe pse ajo është një donatore në këtë çështje. Berisha tha se firma kroate që fitoi kishte ofertën financiare më të lartë se vendi i dytë, ku ndodhej një kompani boshnjake. Sipas tij, diferenca është 30 përqind. Berisha tha se banka gjermane dhe Edi Rama kërkojnë të ngjyejnë gishtin në 30 përqindëshin.

Kjo ishte një klithmë e radhës e mafies së dëshpëruar. Për Sali Berishën mafia nuk ka atdhe, atdhe i saj është shpella ku ndahen paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë, ka vetëm fytyrën e krimit. Mafia nuk ka moral, ka vetëm trofenë e plaçkitjes. Në rastin konkret, janë përgjigjur sot qartësisht si OST, e cila ka informuar shqiptarët se oferta e kroatëve është 30 përqind më e kushtueshme se oferta për të cilën drejtuesi i OST mendon se duhet të fitojë. Ministria e Financave ka informuar sot shqiptarët se nuk ka pranuar e nuk pranon një borxh prej 10 milion dollarësh më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve për shkak të preferencave mbi një kompani për të përjashtuar tjetrën. Çfarë di unë? Di që ka pasur një ankesë në Këshillin e Ministrave. Departamenti ka bërë kontrollin, ka marrë vendimin dhe ia ka përcjellë autoritetit kontraktues. Ka një motiv. Punonjësve iu është thënë se meqë firma është boshnjake dhe Bosnja nuk ka njohur Kosovën, nuk ia japin asaj. Pra, firma e dytë, për të cilën OST-ja dhe drejtuesi i saj insistoi të shpallet fituese, ka bërë një ofertë prej 27 milion euro kundrejt 36 milion eurove që është oferta e parë. Se kush navigon në këtë 1 të 3, nuk dihet. Por mafia nuk ka atdhe. Nuk ka formë, as banesë. Iniciator jam unë për këtë linjë.

Sot u kujtua edhe Rama të bëhet patriot më së fundmi, por ra në grackë. I doli, notonte dhe ky tek 30%-shi, aty është pika e mjaltit, tha Berisha.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›