Berisha pergjigjet Nderkohe qe Shkodra mbytej Rama kerkonte hapjen e kutive ne Pogradec

Tirane 23 dhjetor NOAUpdate- Vazhdojne replikat mes kryeministrit te vendit Sali Berisha dhe kryetarit kuvendor te socialisteve Gramoz Ruci.
Ne fillim te fjales se tij Berisha tha se veshja e tij me kemishe vjen per arsye shendetesore nderkohe tha ai Ju duartrokisni kryetarin lakuriq une dal se jam i semure.
Me tej ai tha se lidhur me reformat e qeverise keto reforma kane ecur perpara eshte rritur pensioni dhe se edhe arsimtaret jane rritur rrogat ndjeshem.
Lidhur me situaten ne Shkoder Kryeministri Berisha tha se situata ne Shkoder eshte e dhimbshme e opozita e perdor si fakt per te sulmuar qeverine.
Qeveria u angazhua ne nje proces te rendesishem tha kreu i qeverise ndersa kreu i opozites akuzon une jam i lumtur qe nuk humbem asnje jete ne ate permbytje.
Lidhur me kete fatkeqesi sic e quajti ai ky eshte rrjedhoje e faktit se cdo lum e ka nje kapacitet.
Nuk ka ne fatkeqesi dallime duhen kapercyer veshtiresite pastaj behen dallimet. Ate dite qe shkodranet mbyteshin Rama kerkonte te hapte kutite ne Pogradec tha ai.
Sipas eksperteve vijoi Berisha duhet filluar thellimi i degeve te Bunes do ndryshoje shtrati i Drinit dhe do te vihet ne jete By Passi.
Te gjitha veprat ne Shkoder do te ndertohen dhe tuneli do te behet vijoi kreu i ekzekutivit duke theksuar se akuzat e opozites nuk do e pengojne punen e nisur.
a.y/NOA