E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përkujton 2 korrikun

Kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar 20 vjetorin e kalimit të mureve të ambasadëve në një miting të organizuar në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se 2 korriku është një ditë e shënuar për demokracinë shqiptare.

“2 korriku na kujton përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe demokraci. është një ditë e shënuar e demokracisë shqiptare”, është shprehur Berisha.

“Më 2 korrik në një betejë të pabarbartë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës mposhtën diktatorin dhe diktaturën. 20 vjet më parë u drejtuat drejt ambasadave të vendeve të lira. Nuk e dinit se do të arrinin botën e lirë apo natën e përjetshme. Flaka e lirisë që ndezën heronjtë e 2 korrikut nuk u shua kurrë”, theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›