E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përkujton 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përkujtoi sot figurën e liderit të Lëvizjes studentore të Dhjetorit, duke e cilësuar atë si “Tribunin legjendar të lirisë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha kujtoi Hajdarin si një nga figurat kryesore të Lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990 dhe të vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Berisha akuzoi qeverinë socialiste të kohës për përgjegjësi për vrasjen e Hajdarit, duke e cilësuar atë si “atentat terrorist shtetëror”. Ai deklaroi se kujtimi dhe vepra e Hajdarit vijojnë të jenë frymëzim për demokratët.

Në mesazhin e tij, Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe mbështetësve të opozitës të mobilizohen për atë që e cilësoi si “rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare”.

Ai e cilësoi vrasjen e Hajdarit si një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë politike të vendit dhe vlerësoi rolin e tij në Lëvizjen studentore të Dhjetorit ’90.

Sipas Berishës, ata që kryen vrasjen e Hajdarit do të përballen me “ndëshkimin e historisë”, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i lidhur me luftën për liri dhe demokraci.

Berisha u bëri thirrje demokratëve që të angazhohen për ndryshimin politik.

“Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare”, shkroi ai.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›