Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të PPE-së

Kryeministri Berisha i cili ndodhet në Bon, të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Statutor të Partive Popullore Evropiane, përshëndeti sot punimet e këtij kongresi.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të zhvillimeve demokratike dhe ekonomike në Shqipëri, 19 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste.
Duke folur për 8 dhjetorin, ditën simbol të rënies së perdes së hekurt në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se në një manifestim madhështor në sheshin "Skënderbej" festuan mbi gjysmë milion qytetarë, festuan të gjithë ata që kanë vuajtur nga ngritja e Murit të Berlinit dhe që kanë gëzuar lirinë, shpresën dhe besimin për të ardhmen nga rrëzimi i këtij Muri, në këtë datë të shënuar.
Kryeministri u shpreh se viti 2009 ishte një vit i mbarë, plot me ngjarje të rëndësishme për shqiptarët "Shqipëria iu bashkua NATO-s. Në qershor të këtij viti ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe watchdog-et, si më të mirat në historinë e vendit. Këto zgjedhje nuk patën manipulime të rezultatit dhe as numërim të parregullt, ishin zgjedhje në të cilat çdo votë u numërua, fotografua, si dhe u shfaq madje edhe në ekranet e qytetit dhe të komisioneve të numërimit"
Më pas, kryeministri, vijoi "Lideri i opozitës nuk festoi, ai që përkrah bojkotin për shkak të lidhjeve të tij familjare, duke dëshmuar kështu se rrëzimin e Murit të Berlinit e përjeton si një tragjedi familjare e politike të tij dhe të grupit që përfaqëson."