E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha perurime ne Fier Ne vjeshte shqiptaret do levizin pa viza

Kryeministri Berisha inauguroi dy investime te buxhetit te shtetit ne qarkun e Fierit rrugen Hoxhare - Darezeze 9.5 km me nje vlere prej 100 milione lekesh si dhe rruget e brendshme te fshatit Darezeze me vlere rreth 35 milione lekesh te reja.

Ne fjalen e tij kryeministri Berisha garantoi qytetaret dhe kryetarin e komunes se qeveria do investoje per perfundimin e te gjitha projekteve ne kete komune dhe se gjate ketij mandati nuk do te kete kilometer rruge te pa shtruar ujesjelles kanalizime e shkolla ne te gjithe komunen te pa perfunduar.

Duke u ndalur tek liberalizimi i vizave kryeministri tha se plotesimi i te gjitha kushteve dhe kritereve te vendosura nga Bashkimi Evropian ben te mundur realizmin e endrres se shqiptareve per te levizur kete vjeshte te lire ne mbare Evropen. Te shumte ishin ata qe mendonin se ne nuk do te arrinim dot te plotesonim kerkesat kushtet per te merituar levizjen e lire ne Evrope por faktet jane te tjera sot me reforma te thella ne ia dolem qe ju te keni ne xhepin tuaj pasaportat me te mira me moderne ne Evrope. Ne ia dolem bashkerisht qe te vendosim ne te kater anet e pikave te kalimit te kufirit sistemet me moderne te kontrollit dhe sigurise. Ne ia dolem te plotesojme nje nga nje kushtet dhe te meritojme plotesisht qe gjate muajve qe vijne te levizim te lire ne mbare Evropen njelloj si qytetaret e saj tha kryeministri.

Duke folur per situaten ekonomike ne vend kryeministri Berisha u shpreh se kemi nje situate qartesisht optimiste e cila na dha ne mundesi te rrisim rrogat me shume se asnjehere me pare te rrisim pensionet me shume se asnjehere me pare na jep ne mundesi qe ne buxhetin qe vjen te parashikojme perseri rritje rrogash e pensionesh te parashikojme vepra te tjera publike asfaltime te qindra dhe mijera kilometrave rruge qindra e qindra kilometra kanalizime qindra ujesjelles e shkolla te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›