E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha peruron portin e ri te peshkimit

Kryeministri Sali Berisha përuroi portin e ri të peshkimit në rrethin e Durrësit nga ku premtoi peshkatarëve të zonës politika lehtësuese për këtë sektor në rast të një mandatit të tretë qeverisës.

Berisha tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë një plan kombëtar për zhvillimin e peshkimit. Ai premtoi rimburësim të akcizës së naftës, heqje dhe ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe ndërtimin e një kantieri. “Do fillojmë me akcizën për naftën, më pas me tatimit mbi vlerën e shtuar dhe me kantierin. Ky është plani ynë dhe ne jemi të vendosur për ta zbatuar atë”, tha kryeministri Berisha. Zgjedhjet 2013Rama: Fitore plebishitare Lehtësimi i trafikut në Tiranë Qeveria: Listat janë gati Më tej gjatë bashkëbisedimit me peshkatarët, kryeministri dëgjoi problematikën e përditëshme të tyre. Këta të fundit i adresuan Berishës një sërë problemesh, që nga vështirësitë për daljen në treg e deri tek burokracitë e kapitenerisë në ushtrimin e profesionit të tyre. Zgjedhjet 2013
Rama: Fitore plebishitare
Lehtësimi i trafikut në Tiranë
Qeveria: Listat janë gati

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›