E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha peruron rruge e HEC-e

Nga Tirana, Mirdita dhe Velipoja Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në inaugurime veprash publike dhe private, që ai i ka përkufizuar si jetike për përmiresimin e jetes së shqiptarëve dhe punësimin e tyre.

Në Tiranë, ku ka përfunduar rikonstruksioni i bulevardit "Petro Nini Luarasi", nga Shkolla e Baletit tek Tregu Elektrik, Kryeministri Sali Berisha, vuri ne dukje ndryshimin pas largimit te Edi Rames nga Bashkia e Tiranes. “E vërteta është se inventari i rrugëve të paasfaltuara, shesheve, rrugicave është mbi 250 kilometra, por e vërteta është që sado të kushtojnë, ne do i asfaltojmë ato brenda dy viteve që vijnë”, tha Berisha. Kryeministri ftoi qytetaret te angazhohen ne nje fushate te qyteteruar dhe simbolin e dy gishtave lart, ta kthejne ne vote per Partine Demokratike njesoj si ne vitin 92. Nisin punimet për hidrocentralet në Fan Me shtypjen e një ketij butoni, Kryeministri beri shperthimin ne vendin ku nisin punimet per ndertimin e tre hidrocentraleve mbi lumin Fan ne Mirdite dhe ne Puke, ku nje kompani turke po investon 146 milione dollare dhe do te punesoje 950 persona. Por e rendesishme per Kryeministrin, pervec punesimit, eshte se keto 3 hidrocentrale te reja, behn pjese e projektit per Shqiperine e zhvilluar, vend eksportues i energjise elektrike.  “Dhe kjo eshte rruga me e drejte dhe me e mencur drejt zhvillimit. Ne jemi serioze ne projektin tone dhe ne po e faktojme cdo dite me vepra se ku do t'i punesojme shqiptaret”, tha Berisha.   Sipas kryeministrit Berisha ne hidrocentralet e dhena me koncension do te punesohen ne 4 vitet e ardhshme 30 mije persona dhe kete zhvillim, sic tha ai, nuk mund ta nderprese alternativa kercenuese e partise socialiste me ngritjen e zyres per rishikimin e koncensioneve. “E thashë këtë për ata që bëjnë betejat e Donkishotit me koncesionet, për ata që kërcënojnë me anullime koncesionesh. Ata përpiqen të pengojnë zhvillimin. Ata përpiqen të bllokojnë punësimin”, theksoi Berisha. Nga Fani i Mirdites kryeministri shkoi ne Velipoje, ku pret nga banoret e qarkut te Shkodres mandatin e tete per Partinë Demokratike. Duke premtuar lidhjen e te gjitha plazheve te Adriatikut me rruge te reja, qe zhvillojne turizmin, Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te refuzojne me vote kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, per te cilin tha se eshte bere qesharak me mohimin e gjithçkaje qe eshte arritur. “Ne nuk flasim me fjale boshe. Ne flasim me vepra. Ndaj dhe ju ftoj te përcmoni cdo mohim qe i behet djerses suaj, cdo fyerje kolektive. Perpara drejt fitores”, tha Berisha. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›