E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Berisha po bën pazar me burgun e Salianjit”, Petro Koçi: PD parti gangsterësh! “Babale”, intrigë politike

Deputeti Petro Koçi ka reaguar mbi kaosin sot në Kuvend. Ai pati një përplasje fizike me Flamur Nokën, teksa në rrjetet sociale shprehet se Berisha po përdor burgosjen e Salianjit për të shpëtuar veten. Sipas tij, ai po bën biznes me deputetin e tij.

“Sot sërish PD dëshmoi se nga dikur regjim gangsterësh ka mbetur parti gangsterësh.

Reagimi i tyre vërteton se rasti Babale nuk është produkt vetëm i aventurizmit dhe mendjelehtësisë, por një intrige ku janë përfshirë nivele me përgjegjësi të larta politike në PD. Kjo bashkëfajësi shkakton veprime të papërgjegjshme.

Ndërkohe veprimet e stilit gueril nuk kanë për qellim mbrojtjen e Salianjit, por presionin ndaj drejtësisë që të tërhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishës, i cili po përpiqet të bëjë biznes me burgun e deputetit të vet”, shkruan ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›