E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha po godet vendin me akuzat e tij”/ Frrok Çupi: Saliu rrënoi dollarin për të zhvlerësuar autoritetin e SHBA

Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha po godet vendin me akuzat e tij, teksa pretendon se rënia e euros ndaj lekut është për shkak të drogës.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha kërkon që ndaj Shqipërisë të vendosen sanksione.

Çupi shtoi se kur Berisha ishte president në 1996, rrënoi dollarin për të zhvlerësuar autoritetin e SHBA.

“Asnjë dollar, asnjë lek që u fitua nga ajo embargo në vitin 1996, nuk hyri në Bankën e Shqipërisë. E gjitha është përvetësuar nga banda e Berishës. Sa i takon kursit të dollarit, ishte një humnerë më vete. Të kishte 1000 dollarë, shkëmbeheshin me 100 mijë lekë të vjetra. Rrënimi i dollarit, kishte një qëllim të caktuar, për të zhvlerësuar autoritetin amerikan, edhe financiarisht. Ekspertët prej kohësh, po thonë se e gjithë kjo situatë e euros në raport me lekun, është situatë pozitive dhe e shëndetshme. Ne sot nuk eksportojmë armë, naftë kontrabandë, drogë. Ne sot eksportojmë turizëm. Investimet e huaja kanë kaluara miliarda euro, kjo gjë është për t’u vënë në dukje. Akuzat që bëhen, bëhen për ta goditur vendin dhe ekonominë”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›