E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pranon kërkesën e Ramës për shumicën në komision parlamentar mbi hetimin e zgjedhjeve

Tiranë, 9 tetor Update - Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme deklaroi se pranonte opsionin e hedhur nga Edi Rama që Partia Socialiste të ketë shumicën në një komision hetimor parlamentar mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Berisha në këtë mënyrë i ka bërë thirrje Edi Ramës që ti japë fund bojkotit të Parlamentit dhe të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Reagimi erdhi pasi mbrëmë, Rama në Top Channel deklaroi se nëse PS-së do ti jepej shumica në një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, që nesër ne shkojmë në Kuvend.

Gjithsesi, Berisha ndonëse e pranoi këtë kërkesë madje tha se përpos saj do ti japë dhe kreun e komisionit, sqaroi se nuk bëhet fjalë që në atë komision të shtrohet çështja e rinumërimit të fletëve të votimit përmes rihapjes së kutive, duke theksuar se kutitë nuk do të rihapen.

Këtu Berisha i bëri thirrje publike Ramës ti paraqesë ankesat e tij në Prokurori.

Prokuroria ka tagrin të marrë të gjitha vendimet e duhura. Rama të gjejë të gjitha argumentet pretekstet ti paraqesë prokurorisë dhe qoftë ajo e rretheve apo qoftë e Prokuroria e Përgjithshme kanë tagrin e plotë të hetimit të urdhërimit të shqyrtimit të çështjes nëse dalin jashtë sistemit gjyqësor unë e garantoj zotin Rama se kjo është interesi më i keq i çdo qytetari shqiptar i çdo force politike i kujtdo ajo, - u shpreh Berisha.

Kryeministri komentoi dhe protestën e pritshme për nesër të PS së bashku me disa forca të tjera politike dhe tha se opozita ka të drejtën e protestës por sipas tij tashmë Shqipëria ndodhet në një periudhë të rëndësishme duke shqyrtuar procese historike ku nevojitet kontributi i opozitës.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›