E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premtim per legalizimet

Kryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të rindërtimit të Rrugës së Dibrës, akuzoi kryetarin e opozitës dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, se u mohoi dhe grabiti pronat e banoreve te Tiranes.

Berisha u shpreh se i garanton qytetaret se legalizimi do te bëhet brenda këtij viti me çmimet e reja. "Partia Demokratike për t’ju lehtësuar juve pagesat ka vendosur që 70  përqind të vlerës së legalizimit ta paguani me letra me vlerë. Dhe ky është një lehtësim maksimal. Dua t’ju them një gjë, asnjë qeveri në një vend të lirë, asnjë Kryeministër, asnjë Parlament dhe askurrkush nuk mund t’i falë kujt pronën e tjetrit. Nuk ka gjykatë në Zgjedhjet 2013Meta: Prioriteti ynë, punësimi Mitingjet përmbyllëse të PD-së PS, miting përmbyllës në Elbasan Shqipëri, nuk ka gjykatë në Strasburg të pranojë që një qeveri t’i falë pronën e privatit një privati tjetër. Ky është një mashtrim ndër më të paskrupujt, amoral, që Edi Rama bën për t’ju mashtruar për votën dhe për t’ju thënë, siç u tha në Rrushbull, se do shkoni nga keni ardhur.Unë ju garantoj se legalizimin do ta bëjmë brenda këtij viti me çmimet e reja, ku 70 përqind të vlerës së legalizimit ju do mund ta paguani me letra me vlerë", tha Berisha. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›