E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton te tjera ulje taksash

Përgjysmi i taksës së automjeteve dhe kërkesat e fermërëve për tatimit 10 përqind për tokën bujqësore, ishin dy nga temat e prekura nga kryeministri Berisha në mbledhjen e së mërkurës së qeverisë.

Kryeministri u ndal tek taksa e automjeteve e cila sipas tij duhet të përgjysmohet pasi po penalizon qytetarët, ndërsa duke folur për përvojën nga bashkëbisedimi i së martës me fermerët në Lushnje, kryeministri premtoi heqjen e taksës 10 përqind për tokën bujqësore.

Ky vendim, tha Berisha do të vendosë një standard tjetër për tokën bujqësore. Ai garantoi se takimet me qytetarët do të jenë objekt pune për qeverinë dhe mazhorancën.

Zgjedhjet 2013Rama: Si do zgjidhim “legalizimet” Sondazhi, s’ka besim tek institucionet Nis trajnimi i policisë për zgjedhjet Më tej, kryeministri nuk harroi të sulmojë programin qeverisës të Partisë Socialiste dhe të liderit të saj, Edi Rama.

Lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Berisha tha se do të ndikojë pozitivisht në performancën e gjithë sistemit të drejtësisë.

Zgjedhjet 2013
Rama: Si do zgjidhim “legalizimet”
Sondazhi, s’ka besim tek institucionet
Nis trajnimi i policisë për zgjedhjet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›