Berisha pret Haradinajn, bashkëpunim mes PD-së dhe PAA-së
Zoti Haradinaj uroi kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare, dhe shprehu vullnetin që lidhjet mes dy vendeve të konsolidohen përfshirë këtu dhe kontaktet mes dy partive politike.
Ndërkohë Berisha u shpreh se është e rëndësishme që shqiptarët të kenë një sens realist për kombin dhe se duhet punuar në drejtim të afrimit të njerëzve të të dy vendeve, duke sfiduar përpjekjet që mbajnë larg shqiptarët nga njeri-tjetri. Ai vuri theksin tek bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit dhe kulturës.
Berisha dhe Haradinaj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qendrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euro-atlantik.