Berisha pret nesër, presidentine kompanisë SOCAR
TIRANË – Presidenti i kompanisë SOCAR nga Azerbajxhani, Abudallayev do të vijë nesër në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin shqiptar Berisha. Pikërisht për këtë vizitë dhe bisedimet që priten të bëhen me palën shqiptare, ambasadori i Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev ëhstë takuar sot me kryeministrin Berisha në selinë e qeverisë shqiptare.
Sipas burimeve nga Kryeministria, ambasadori Mustafayevi shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar që Kryeministri Berisha ka dhënë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e politike mes Azerbajxhanit e Shqipërisë.
Veçanërisht ai edhe njëherë ai vlerësoi mbështetjen e kryeministrit Berisha për projektin TAP, si pjesë e Korridorit të Jugut. Berisha nga ana e tij çmoi marrëdhëniet shumëanëshe mes dy vendeve dhe vlerësoi potencialin e madh për intensifikimin e tyre, veçanërisht pas përzgjedhjes së projektit TAP.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)