E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha pret penallti, por nuk e ndal dot Juventusin

Juventus fitoi 2 me 0 në transferte kundër Empolit në duelin e javës së trete të kampionatit italian. Asnjë provblem për bardhezinjte në transferten toskane, e cila u transmetua në platformen tring.

Të zotët e shtëpise vuajtën superioritetin e Juventusit . Ndeshje u zhbllokua në minutën e  24 falë brazilianit Danilo.

Pak më vonë miqtë patën shansin e artë të dysishohin shifrat opërmes një penallti te Vlahovic. Mirepo Berisha i sapo transferuare tek Empoli, hipnotizoi serbin duke mbajtur gjallë vendasit.

Në pjesën e dytë Juventus vazhdimisht kërkopin golin e dytë, i cili erdhi më në fund në minutën e  82 ku protagonist ishte Kieza që finalizoi në fund të një zbritje të shpejte te miqve.

Suksesi në transferte e con ekipin e Maks Aleksit në vendin e trete me 7 pikë, dy fitore dhe një barazim dhe vetëm me një gol të pësuar në 3 ndeshje të luajtura. Lajmi i vetëm i keq është dëmtimi i radhës i Pol Pogba, karriera e të cilit po mallkohet në problemet e vazhdueshnme fizike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›