E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret sot homologun maqedonas Gruevski, ftesë për Pavarësinë

Tiranë- Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.

Siç nofton zyra e shtypit e kryeministrit, rreth orës 09:30 të së premtes do të pritet në mjediset e kryeministrisë dhe pas ceremonialit zyrtar të pritjes, dy homologët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet me bisedimet ndërmjet dy delegacioneve.

Në përfundim të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht. Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Gruevski do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. Forumi do të përshëndet nga të dy kryeministrat, Berisha dhe Gruevski.
Axhenda zyrtare e Kryeministrit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Parlamentit.

Mediat maqedonase kishin njoftuar dy ditë më herët për vizitën e kryeministrit të tyre në territorin shqiptar. Ai vjen në tiranë pas më shumë se 4 vitesh, pas një vizite në shkurt të 2008-ës.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›