E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha pritet me entuziazëm ne Kuvend : Sot dita e rithemelimit të PD

Ish kreu i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha është pritur me entuziazëm në Stadiumin “Arena Air Albania” ku pas pak pritet të nisi një kuvend i jashtëzakonshëm i përkrahësve të tij në PD. Zoti Berisha me dy gishtat lart ka përshëndetur të pranishmit entuziastë, ndërsa në sfond shoqërohej nga tingujt e këngës së njohur “It’s final cowntdown”  të grupit Europe. Para hyrjes së tij në stadium zoti Berisha u tha gazetarëve se dita e sotme është e jashtëzakonshme në historinë e demokracisë shqiptare. “Kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha kjo shënon mrekullinë të dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve, Mirupafshim!” tha zoti Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›