E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha refuzon të paraqitet në SPAK/ Avokati i tij ankimon masën e sigurisë

Ashtu sic e kishte paralajmëruar edhe më herët , ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit as të hënën e tretë të muajit në gjykaten e posacme ndërkohë që në apelin po shqyrtohet kërkesa e  tij për shuarjen e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe zhbllokimin e pasaportës për akuzën e “Korrupsionit të Funksionarëve të Lartë”.  Berisha refuzoi të shkojë në gjykatë për t’u pyetur duke e konsideruar një proces antikushtetues dhe të urdhëruar nga kryeministri Rama.

Ndërkohë avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi janë paraqitur në gjykatë që në orën 9:00 . Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili aktualisht ndodhet në qeli për Korrupsion dhe Pastrim Parash me privatizimin e ish- kompleksit sportiv Partizani, kërkon heqjen e masës së sigurisë.

Malltezi përfitoi 5.4 milionë euro nga privatizimi i klubit sportiv, e njëherësh fshehu origjinën e tyre, arsye përse ai rrezikon denimin.Në SPAK këtë të hënë u paraqit edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili ndërtoi 17 kullat, pasi gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “Detyrim Paraqitjes”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›