Berisha rrëmben protestën/ Argita Berisha organizon pedagogët. Zënë Bulevardin dhe Rrugën e Durrësit

Për herë të parë pas një jave dhune, kryeministri Rama la zyrën e zbriti në shesh për t’i ftuar studentët për dialog.
1 karrige për vete e 11 për studentët.
“Këtu jam, për dialog pa kushte, por vetëm nuk pranohen dhunuesit dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, tha Rama.
Për disa orë, karriget mbetën bosh. Më në fund, ata erdhën, por jo ata që ftoi Rama.
Por, megjithatë dramacitetin e momentit, duket se asgjë nuk ishte e papritur për Edi Ramën.
Pak metra më tutje, në një bojkot të shpallur një ditë më parë nga një grup pedagogësh, u nisën drejt bulevardit.

Mes tyre, shquante një kapele. Sindikatën e drejtonin çifti, vajza dhe dhëndri i kryetarit të PD, Sali Berisha.
Ishin të njëjtët pedagogë, që i prinë një grupi protestuesish që mori përsipër refuzimin e karrigeve.
Por efekti Berisha në protestë dha efektin e menjëhershëm. Protesta e 8-të ishte shumë blu dhe më e zbehtë. Më e rëndësishmja: me shumë më pak njerëz.
Studentët kanë sot vetëm një të drejtë, atë për të protestuar. Por tani nuk kanë as ku. Berisha po u merr edhe atë që e fituan prej 7 ditësh, sheshin.
/abcnews.al