E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha shkel statutin, kreu i PD: Krerët e qarqeve jashtë votimit në primare

Premtimin më të madh që pati për meritokraci dhe hapje të PD, Berisha e shkeli me duart e veta.

3 muaj para zgjedhjeve, ndryshe nga cfarë tha e premtoi, apo cfarë statuti i PD shkruan, kryedemokrati propozoi përjashtimin e drejtuesve të qarqeve nga primaret, duke u siguruar vendin e sigurt në listën e mbyllur për deputet. Nga garues ata do të jenë vetëm arbitra të procesit.

Këtë shkelje të statutit, doktori e prezantoi si një devijim te detyrueshëm.

“Primaret thotë statuti, por drejtuesit e qarqeve jam përpjekur ti përzgjedh persona të votuar, me eksperiencë elektorale dhe aktivitet publik. I kam caktuar të  barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata te mos jenë drejtues qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë edhe pse ka një devijim nga Statuti.”

Sigurisht, Këshilli Kombëtar, iu bind urdhërave te doktorit, dhe e miratoi. Vetëm 10 vota ishin kundër, mes të cilëve Bujar Leskaj e Myslim Murrizi, zëri i te cilëve nuk pati vlere.

Procesi i primareve s’do te jete dhe aq i bekuar, për ata te cilët te do provohen. Vota e demokrateve nuk do te jete përcaktuesi final ne listen e kandidateve. Flamur Noka tha ne mbledhje se për cdo kandidat do te ketë një vlerësim nga forumet për angazhimin e tyre ne PD, si dhe një detyrim për të garantuar 300 vota nga diaspora.

Duke mos gjetur fjale për ta arsyetuar shkeljen e statutit, kreu i këshillit kombëtar, Edi Paloka tha pas mbledhjes se nuk behet fjale për ndryshime statutore, por masa te kryetarit për ti shërbyer bashkimit te partisë. Primaret e PD do te mbahen me 1 mars, ne rang qarku. Por kësaj radhe, Berisha, i mbetur vetëm, u kujdes te mbroje te vetmit të cilët i kanë mbetur pranë, pervec Nokes, Palokes, Kellicit e Shehut, edhe Gazment Bardhin me Agron Gjekmarkajn.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›