Berisha shpall Qeverinë e re, emrat e ministrave
TIRANË- Qeveria 'Berisha 2' do të ketë 14 portofole, ku është shtuar ministri i Shtetit që ka funksionuar edhe vite më parë, kur vendi drejtohej nga qeveria 'Nano'. Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sonte për qytetarët shqiptarë kabinetin e ri, disa orë pasi ai u dekretua nga Presidenti Topi si kryeministër i vendit. Vihet re se në këtë qeveri janë përfshirë katër emra të rinj, ndërsa të tjetër janë ministra të qeverisë 'Berisha 1', por kanë ndryshuar dikasteret. Ministrat e rinj janë Arben Imami, Ferdinand Xhaferri, Myqerem Tafaj dhe Spiro Ksera. Në këtë qeveri është vetëm një femër, Majlinda Bregu. Kryeministri pranoi se ky është vetëm fillimi dhe balanca do të shkojnë në vend. Ai tha se kjo është qeveria e negociatave të gjata 2 mujore, por si përfundim e ka ndarë mendjen vetëm para pak minutash.
Zv. Kryeministër dhe ministër i Jashtëm
Ilir Meta
Ministër i Drejtësisë
Bujar Nishani
Ministër i Financave
Ridvan Bode
Ministër i Brendshëm
Lulzim Basha
Ministër i Bujqësisë
Genc Ruli
Ministër i Mbrojtjes
Arben Imami
Minister i Transporteve
Sokol Olldashi
Minister i Arsimit
Myqerem Tafaj
Minister i Punes
Spiro Ksera
Ministër i Kulturës
Ferdinand Xhaferri
Ministër i Mjedisit
Fatmir Mediu
Ministër i Shëndetësisë
Petrit Vasili
Ministër Shteti
Genc Pollo
Ministre Integrimi
Majlinda Bregu