Berisha shperblen Garden

Qeveria i ka derguar nje mesazh te qarte prokurorise Gardistet nuk mund te preken
Nderkohe qe prokuroria ka prere gjashte urdher arreste per drejtuesit e Gardes dhe gjate gjithe dites se djeshme pritej arrestimi i tyre pergjigja qe erdhi nga ekzekutivi ishte krejt tjeter. Jam ketu per tiu informuar se me propozim te Kryeministrit te vendit zotit Sali Berisha Keshilli i Ministrave ka vendosur te shperbleje te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes te cilet moren pjese ne mbrojtje te institucioneve te vendit me 1 page suplementare dhe punonjesit e plagosur te Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes me 4 paga suplementare. Jam gjithashtu ketu per te denuar gjuhen e perdorur sot nga organizatori i skenarit te dhunes e vrasjeve i cili me nje gjuhe te denje vetem per ata qe ushtruan dje dhunen dhe qe ishin paguar per te ushtruar dhune ofendoi forcat e rendit qe me heroizem trimeri dhe vetemohim i treguan vendit dhe mbare botes forcen e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor - deklaroi zedhenesja e Kryeministrit Erla Mehilli. Premtimi i kreut te qeverise per shperblim te punonjesve u lajmerua menjehere pasi prokuroria kerkoi arrestimin e drejtuesve te larte te Gardes.
Sekuestrimet
Te dhenat nga grupi hetimor konfirmuan per Shekullin se ne oborrin e kryeministrise jane sekuestruar kater qese te mbushura me gezhoja te armeve te kalibrit te ndryshem. Gezhoja te armes se tipit Kallashnikov 7.62 mm gezhoja te armeve te tipit MP5 qe perdoren nga gardistet me llojet e fishekeve 9 mm gezhoja te plumbave mesimor plumba te shpuar gezhoja te plumbave te gomes si dhe gezhoja mbetje te gazit lotsjelles.
Pervec ketyre sekuestrimeve ne oret e para te mengjesit hetuesit e prokurorise kane sekuestruar rreth 200 arme te ndryshme te cilet Gardistet i kishin ne perdorim diten e demonstrates. Keto arme dhe gezhojat e sekuestruara jane derguar per kryerjen e akt-ekspertimeve krahasues dhe balistik per te pare se nga cilat arme jane nxjerre keto gezhoja. Gjithashtu ne oret e hershme te mengjesit te dites se djeshme prokuroria ka sekuestruar ne ambientet e Gardes se Republikes te gjithe urdhrat e sherbimit planin e masave per sigurine e ambienteve regjistrat e armeve dhe fishekeve per cdo gardiste blloku i sherbimit plani operacional per ruajtjen dhe sigurine e ambientit te kryeministrise si dhe emrat e te gjithe gardisteve qe ishin ne detyre dhe pozicionet e se cilit prej tyre.
Po gjate paradites se djeshme prokuroria ka sekuestruar edhe tre shishe qelqi te mbushura me benzine dhe fitil brenda qe njihen si molotove. Keto shishe jane sekuestruar ne ambientin mes Piramides dhe nderteses se kryeministrise.