Berisha sot tubime në Gramsh dhe Elbasan
Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime elektorale sot në Gramsh dhe Elbasan.
Gjatë paradites, kryeministri do të prezantoj kandidatët për deputetë në Gramsh ndërsa më pas do të inaguroj përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Mollas-Selitë Frashër si dhe në inagurimin e fillimit të punimeve të rruges Mollas-Qender-Lagjia e Gineve.
Rruga Mollas-Selitë Frashër do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm, përfshirë sinjalistikën vertikale dhe horizontale, vepra arti, mure mbajtës, tombino etj. Në zonat e banuara rruga do të ketë trotuare.
Ky investim, mjaft i rëndësishëm për 15 mijë banorët e Komunave Mollas dhe Kozare, do të lidhë jo vetëm këto 2 komuna fqinje por edhe rrethin e Elbasanit me atë të Kuçovës.
Rruga do te ndihmojë fermerët e e zones të çojnë produktet e tyre më shpejt në treg, me kosto më të ulët e me fitim më të lartë.