Berisha sulme personale Ramës: Aventurier, ndahet e martohet sa herë ka zgjedhje
DURRES – Ndërsa na ndajnë vetëm nëntë ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit, fushata elektorale “nxehet” çdo ditë e më tepër. Në takimin elektoral të zhvilluar sot në Kënetë të Durrësit, kryeministri Berisha nuk krahasoi vetëm alternativat politike të PD-së dhe PS-së por lëshoi sulme personale në drejtim të kryetarit të opozitës Edi Rama.
Shefi i qeverisë akuzoi liderin e PS-së për mashtrime e dështime si në rrafshin profesional, ashtu edhe në jetën private.
“Në 23 qershor ju zgjidhni midis dy modeleve. Ne besojmë tek djersa e ballit, puna dhe përkushtimi i një njeriu që gjithë jetën është përpjekur të punojë i palodhur të bëjë gjithçka për anën e mirë të qytetarëve që ju ka shërbyer si mjek, si politikan. Modeli ynë është modeli i vlerave. Sali Berisha, njëlloj si ju, beson tek familja e tij, fëmijët e tij, tek qytetarët e tij. Modeli tjetër është modeli i një njeriu që 270 ditë në vit nuk shkelte në zyrën e punës. Është modeli i një njeriu të dështuar, modeli i një burri aventurier që ndahet dhe bashkohet me gra sa herë vijnë zgjedhjet për qëllime elektorale. Është njeriu që zhvillon në familje gjyqe me akuza të pavërteta ndaj familjarëve të tij. Fsheh dhe nuk deklaron pasurinë. Berisha 20 vjet në politikë ka një apartament 125 metra katror. Cili është modeli i shokut të autobusit mavi, një pallat mbi shpinë, asnjë qindarkë e deklaruar. Modeli i tij është brutaliteti, sharje përbuzje ndaj atij që e kundërshton.”- u shpreh kryeministri.
(vijon) Lidhje te tjera Berisha: Alternativa e PS bazohet në vitin 0, Rama do t’i fusë kazmën çdo gjëje