E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha sulmon partitë e reja pse nuk hynë në koalicionin e tij: Do çojnë ujë në mullirin e Ramës

Sali Berisha tha se Partia Demokratike ka ftuar në koalicionin e saj të madh edhe partitë e krijuara së fundmi, por ato nuk pranuan të ishin pjesë e tij.

Në një konferencë për mediat, pa i specifikuar emrat e partive të ftuara, Berisha tha se ato parti preferuan t’i bënin opozitë, opozitës.

“Aleatët e dinë që, unë jam besnik ndaj tyre, ndaj kam besim të plotë në besnikërinë e tyre. Pasi, këto u bashkuan me vetëdije të plotë, se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama. U bashkuan, pikërisht, për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama. Edhe njëherë them këtu. Janë ftuar në këtë aleancë edhe disa të tjera të sapokrijuara, por ato nuk e konsiderojnë Edi Ramën. Për çudi problemin madhor të Shqipërisë, dhe nuk  gjetën forca të shpallen parti opozitare. Preferuan pozicionin e opozitës së opozitës. Pozicionin që është kryekëput, çon ujë në mullirin e qeverisë”, tha Berisha.

Përveç socialistëve dhe koalicionit “Shqipëria Madhështore” të kryesuar nga PD, në zgjedhje marrin pjesë edhe disa koalicione të tjera, si “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Djathtas për Zhvillim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›