E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me botuesin e njohur franko-zvicerian

Kryeministri Sali Berisha priti në një takim, botuesin e njohur franko-zvicerian Pierre-Marcel Favre. Zoti Pierre-Marcel Favre tha se kish mundur të vizitonte Shqipërinë edhe përpara 1990-ës, por se Shqipëria që po shihte tani ishte krejt tjetër gjë. Ai tha se kish mbetur i befasuar nga zhvillimi i vendit, ndërsa përshëndeti Kryeministrin Berisha për qeverisjen e suksesshme në kohën kur kriza ekonomike ka gjunjëzuar shumë vende të zhvilluara europiane.
Në ekspozenë e tij për pasuritë e mëdha të vendit, Kryeministri Berisha tha se qeveria po synonte t’i kthente ato në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo qytetari dhe arritjen e synimit që Shqipëria në vitin 2017 të renditej në vendet e zhvilluara.
Botuesi i njohur Pierre – Marcel Favre tha se po merrte me vete imazhin e një Shqipërie të suksesshme dhe se do të ndihmonte akoma më shumë në përhapjen e tij në Perëndim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›