Berisha takim me gratë/ Kryetari i PD zhvillon një takim-kafe në Tiranë

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me gratë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh është e rëndësishme që të zhvillohen takime me qytetarë. Gjithashtu nënvizoi se strukturat e PD duhet të jenë në funksion të qytetarëve.
“Ftesa ime, këshilla ime është takime, takime dhe vetëm takime. Gjendja tek qytetarët, tregon një optimizëm shumë të madh. Në terma reale është dy kate më i madh nga çfarë e mendojnë. Unë konstatoj, në rrugë, në tregje një klimë jashtëzakonisht miqësore. Pra qytetarët mezi presim programin tonë, fjalën tonë dhe vlerësimin tonë”, tha Berisha.
Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj Partisë Socialiste dhe fushatës së zhvilluar deri më tani. Sipas tij PS nuk paraqet asnjë program dhe se kryeministri Edi Rama, siç tha ai, kërkon të spostojnë vëmendjen e qytetarëve nga problematikat me të cilat përballen.
/abcnews.al/