Berisha takim me ish-senatorin italian, Antonio Razzi

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim ish-senatorin dhe gazetarin italian, Antonio Razzi.
Razzi tani kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump.”
Berisha bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.
“Diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë, mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona mike dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë”, u shpreh Berisha.
Në takim ishin të pranishëm nënkryetari i PDSH, Oerd Bylykbashi, deputeti, Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të bashkisë Lushnjë, Elton Bano. /j.p/