Berisha takohet me kongresmenin Keith Self, në fokus korrupsioni dhe trafiku i drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara me kongresmenin republikan Keith Self, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri dhe problematikat që lidhen me qeverisjen e vendit.
Gjatë takimit është diskutuar për korrupsionin, trafikun e drogës dhe forcimin e institucioneve, ndërsa një tjetër çështje e ngritur ka qenë nevoja për një qeveri teknike.
Berisha ka paraqitur qëndrimet e opozitës lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke argumentuar se vendi ka nevojë për ndryshime në mënyrën e qeverisjes dhe për institucione më të pavarura.
Takimi me kongresmenin Self zhvillohet në kuadër të agjendës së Berishës në SHBA, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në aktivitetet e republikanëve në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.
/rtsh.al/