E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Saninon Te angazhuar per reformat

TIRANE- Kryeministri Berisha zhvilloi sot nje takim me Drejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Evropian zotin Stefano Sanino ku eshte diskutuar vazhdimin e reformave qe vendi ndermerr ne fushen e ekonomise transparences se qeverisjes reformen ne drejtesi.

Zoti Sanino vleresoi zhvillimet pozitive te muajve te fundit te cilat kane sjelle nje normalizim te klimes politike duke theksuar se BE ndjek me interes progresin ne reformen zgjedhore ate parlamentare miratimin e ligjeve me 3/5 si dhe pergatitjen e Planit te Veprimit

Kryeministri Berisha nga ana e tij shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e Komisionit Evropian dhe perfaqesueseve te tij ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe rikonfirmoi se integrimi evropian mbetet prioriteti kryesor i qeverise shqiptare.

Kryeministri vleresoi pozitivisht normalizimin e jetes politike ne vend qe pasoi ne nenshkrimin e marreveshjeve ne fund te vitit 2011 dhe theksoi se zhvillimet e shkuara kane vene ne pah rolin themelor dhe rendesine e padiskutueshme te respektimit me vullnet te mire politik te shtetit te se drejtes Kushtetutes dhe zbatimit te ligjit si kusht per progresin e vendit dhe integrimin e tij evropian.

Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim ne lidhje me rendesine qe ka paraqitja tek vendet anetare te BE-se e Planit te Veprimit dhe prioriteteve te masave te tij bashkerisht nga qeveria dhe Parlamenti si nje mesazh i nje angazhimi te perbashket te faktoreve te spektrit politik ne funksion te integrimit ne menyre te vecante ne marrjen e vendimit mbi statusin e vendit kandidat.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›