E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Sarkozine Franca mbeshtet liberalizimin e vizave

Kryeministri Berisha pohon se ne korridoret e selise se Kombeve te Bashkuara ka pasur nje takim te shkurter me presidentin francez Nicolas Sarkozy.UPDATE

Takimi eshte dokumentuar nga kjo foto e vogel. Kurse zyra e shtypit e Keshilli te Ministrave ka nxjerre nje njoftim te shkurter. Por gjithmone sipas kryeministrit Berisha ky shkembim batutash ne kembe eshte perqendruar vetem ne nje vizite te mundshme te presidentit Sarkozy ne Tirane.

Me pas i pyetur nga televizioni publik shqiptar kryeministri eshte shprehur optimist se Franca nuk do ta bllokoje liberalizimin e vizave me Shqiperine.

Shqiperia do te kete mbeshtetjen e plote te saj Frances. Jam i bindur se Franca kete qendrim ka. Kerkon te sigurohet qe standartet jane siguruar por nuk eshte vetem Franca. Cdo vend anetar ka marre tashme mendimin perfundimtar te Komisionit dhe pas 3 ceshtje te shtruara ne korrik dhe eksperteve po bejne shqyrtimin qe une kam bindje dhe besimin qe do te jete pozitive deklaroi kryeministri Berisha.

Presidenti Sarkozy eshte nismetari i debimeve masive nga territori francez i popullsive rome te vendosura ne France pas anetarsimit ne Bashkimin Europian te Rumanise dhe Bullgarise.

Kjo politike e sigurise i ka kushtuar presidentit francez kritika te ashpra nga komuniteti nderkombetar apo presidenti i komisionit europian Barroso. Por elementi sekuritar ka qene i pranishem ne aksionin politik te presidentit Sarkozy qe ne kohen kur ai ishte Minister i Brendshem.

Ne rast te bllokimit te liberalizimit te vizave Shqiperia do te vuante problemet e brendshme te politikes franceze. Dhe jo mospermbushjen e kritereve apo mundesine reale per emigrim masiv te shqiptareve. Por kryeministri Berisha siguroi se presidenti Sarkozy i cili ne te ardhmen mund te vizitoje Shqiperine nuk do ta bllokoje procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›