E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kreu i PD Sali Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Keith Self.

Sipas PD-së në fokus të bisedës ishin trafiku i drogës, korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar në proceset zgjedhore në Shqipëri.

Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se përdor paratë e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar për të ndikuar në zgjedhje dhe për të konsoliduar pushtetin. Ai deklaroi gjithashtu se Rama ka dëmtuar institucionet e pavarura dhe ka përqendruar pushtetin në duart e tij.

ADVERTISING
Back to School në NovaHome
Ulje deri në 50%
“Në takim u diskutua edhe ideja e një qeverie teknike si mekanizëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke marrë si referencë modelin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Berishës, një zgjidhje e tillë do të krijonte kushtet për një proces zgjedhor ku pushteti përcaktohet përmes votës së lirë. Kongresmeni Self, nga ana e tij, shprehu interes për zhvillimet në Shqipëri dhe situatën në Ballkan, duke deklaruar se do ta ndjekë me vëmendje rajonin”, thuhet në njoftimin e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›