Berisha të gjejë kush ka dhënë formulën e zgjidhjes

Ka një formulë për zgjidhjen e krizës dhe i takon kryeministrit Sali Berisha të gjejë se kush e ka ofruar këtë marrëveshje. Kjo ka qenë deklarata e deputetes së PS-së, Arta Dade e cila në një prononcim për "Ora News" tha se ka një formulë, veçanërisht për hapjen e materialeve zgjedhore. "I takon Berishës të gjejë se kush ka ofruar formulën për zgjidhjen e krizës.është një formule, dhe kryesisht hapja e matrerialeve zgjedhore. Ndaj shpreh keqardhje për qendrimin që ka mbajtur kryeministri", theksoi ajo.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Berisha në konferencë për shtyp se nuk ka asnjë marrëveshje ne tryezën e tij, Dade tha se ky është një incident i rëndë diplomatik, pasi ka mohuar formulën e ambasadorit të OSBE-së, Bosch.
Dade tha se gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar së tepërmi. Ajo tha se deputeti Agim Leka vijon të jetë në reanimacion.
Sipas Dades, përballë kësaj situate nga ana e qeverisë ka vetëm arrogancë.