Berisha thërret protestë/ Çupi: Sa më shumë protestojnë aq më shumë e humbin mbështetjen, Protestën e kanë kundër drejtësisë

Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi protestën e rradhës që do të mbahet në datën 8 Shkurt në kryeqytet.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘Tirana Live’ e cilësoi protestën si një event që i rrit vlerën mazhorancës dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga Evropa. Çupi u shpreh ndër të tjera se protesta bëhet kundër drejtësisë dhe për hall të Saliut.
“Këtu kemi jetuar periudha miqësie dhe armiqësie, kur kemi përjetuar miqësinë me kinezët që kanë qenë pak a shumë si Saliu. Realisht bota bën vija paralele me politikat demode, janë politika demode që u ka ikur koha dhe sa më shumë protesta të bëjnë, humbet autoriteti, vlera, prestigji dhe humbet votues.
Është një gjë që nuk ka dhënë kurrë rezultat, ka krijuar imazhin më të keq për vendin. Askush nuk e do më këtë gjë dhe nuk e pranon të shohi sërish. Ka ndryshuar vendi dhe shoqëria, nuk është më Shqipëria e Saliut, nuk është më aq e prapambetur. Madje kam përshtypjen që nuk njohin vendin sepse askush nuk lejon t’i djegësh më pronën, vendin.
Sa më shumë bëhen protesta të dhunshme, aq më shumë dy elementë zhvillohen. Rritet mazhoranca dhe përqëndrohet rreth vlerës që ka mazhoranca. E dyta, ka ndonjë reagim nga Evropa, nuk ka asnjë. Protestat janë të shëndetshme dhe janë manifestime politike, janë dhe të bukura nuk janë egërsira dhe shëmtim.
Këta vetë e dijnë këtë gjë dhe protestën e kanë kundër drejtësisë dhe për të mbrojtur Sali Berishën. Ka datën 30 që do të shkojë në gjyq dhe nuk e thotë. Ka data të tjera që do thërritet në SPAK për 21 janarin.”
/ abcnews.al