Berisha thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për reformat
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri iu drejtua deputetëve të opozitës se bashkëpunimi për reformat dhe integrimin janë edhe pjesë të opozitës.
“Sot jam këtu për t’i bërë thirrje opozitës që të rikthejë traditën e dobishme, shumë të rëndësishme të bashkëpunimit, sepse unë garantoj atë se në këtë traditë, në këtë praktik do të mund të gjej rolin e saj për vendin. Në asnjë rrethanë të mos harrojmë një gjë, motoja e regjimit të vjetër ishte: pushteti gjithçka, Shqipëria asgjë. Kjo moto nuk mund të ekzistojë më në asnjë qoshe të këtij vendi”, theksoi Berisha para pak minutash.
Ai sqaroi më tej se në një vend demokrat nuk ka pushtet të përqendruar, teksa ka shtuar se sot të gjitha mbretëritë në Evropë janë mbretëri konstitucionale.
“Të ulemi të trajtojmë në përputhje me traditën e këtij parlamenti për reformat dhe bashkëpunimin në tërësi. Ju garantoj se zëri juaj do të dëgjohet”, nënvizoi kreu i qeverisë. Ai shtoi më tej se Shqiptarët nuk janë të ndarë dhe në qoftë se ka një gjë ku shqiptarët janë të bashkuar pavarësisht bindjeve politike, janë të bashkuar për liberalizimin e vizave si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria sot nuk është aty ku e duam ne dhe do të duhen vite që të kap stacionin që duan të gjithë. Por Shqipëria sot më shumë se kurrë në historinë e saj prodhon lajme pozitive dhe kap standarde pozitive. Unë ju ndjek ju me vëmendje dhe po të isha në vendin tuaj do të kritikoja çdo ditë qeverinë për problemet ekonomike dhe sociale. Por nga ana tjetër, të adoptoni nihilizmin nuk është për ju alternativë dhe kjo nuk ju ndihmon”, vijoi kryeministri.
Ai ka ftuar opozitën që të bashkëpunojë edhe në miratimin e ligjit për heqjen e imunitetit të deputetëve për të luftuar në këtë mënyrë sipas tij korrupsionin.
“Unë nuk mund të jem këshilltar i opozitës. Unë respektoj rolin e saj dhe opozita duhet të propozojë masa radikale kundër korrupsionit”, vijoi, duke kërkuar këtu edhe miratimin e ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative.