E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni në 22 Dhjetor, të mbushim rrugët e Tiranës për të rrëzuar qeverinë

Kryedemokrati Sali Berisha në “Foltoren” përballë kryeministrisë këtë të hënë u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen masivisht protestës së opozitës të thirrur më 22 dhjetor.

Në fjalën e tij, Berisha tha se është i bindur që e hëna e radhës do të mbushë rrugët e Tiranës me protestues.

“Data 22 është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Data në të cilën rrugët e Tiranës do ushtojnë: ‘Largohu hajdut, se koha juaj ka marrë fund!’. Ju garantoj se PD do të bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. Ju garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qëndresës, të gjitha format e rezistencës deri në largimin e tij. Por miq, nëse më pyesni cila është arma më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi, kjo është. Këtu duhet të arrijmë ne, këtu duhet të betohemi ne, këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar Shqipërinë, familjen dhe të ardhmen”, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›