E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha thirrje shqiptarëve: Çohuni nesër për mua dhe Metën. Tre orë po ju kërkojmë, jo më shumë

Sali Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkohen nesër në aksionin opozitar teksa ai dhe Ilir Meta gjenden të arrestuar.

Sali Berisha: Këtë akt, këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë. Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë. Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë. Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, kryetari i PD-së, Berisha shprehet se protesta që do të zgjasë 3 orë  gjatë pasdites së nesërme, do të zhvillohet kundër atij që e quan “regjimi më i urryer antishqiptar”.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›