E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Pavaresine dhe Clirimin e Shqiperise

Pas homazhe te zhvilluara ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane ku ishin te pranishem dhe Presidenti Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Kryeministri Berisha tha se 28 Nentori eshte dita e perjetesise dhe e krenarise se madhe per cdo shqiptar qe sot nderon themeluesit e pavaresise dhe te renet e kombit.

Sot eshte ditelindja e kombit dhe e nderimit me te madh per Ismail Qemalin dhe burrat e medhenj te kombit te cilet me 28 nentor te vitit 1912 qe nga Vlora shpallen Shqiperine e pavarur deklaroi kryeministri Sali Berisha.

Forcat e djathta politike ne vendin tone me 28 nentor festojne edhe Diten e Clirimit nga pushtuesi nazifashist ndrysha te majtet te cilet e festojne nje dite me pas.

28 Nentori eshte dhe dita e mirenjohjes me te thelle e peruljes me nderimin me te madh ndaj te reneve te kombit atyre qe rane per nje Shqiperi te lire nga pushtuesit duke e renditur vendin ne anen e drejte te historise. Kjo eshte edhe dita e atyre qe u martirizuan dhe rane ne 45 vite te regjimit me barbar qe ky vend ka njohur theksoi Berisha.

Ai u shpreh se 28 Nentori eshte dhe dita e atyre qe rane ne qytetet fushat dhe malet e Kosoves vetem pak vite me pare qe shqiptaret te jene kudo te lire dhe te pavarur.

2010-11-28 1424

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›