E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

“Gëzuar Krishtlindjen! Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq” shkruan Berisha.

Besimtarët katolikë e ortodoksë në Shqipëri festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në të gjithë botën.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›