E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vizite ne Turqi

Kryeministri Berisha u nis dje ne Stamboll, per te marre pjese ne Forumin Ekonomik Boteror, me ftese te themeluesit dhe Presidentit te ketij Forumi Klaus Shvab. Sot, ne nje nga panelet e Forumit, Kryeministri Berisha do te mbaje nje fjale, ku do te fokusohet ne zhvillimet ekonomike ne vend, reformat financiare dhe ekonomike te ndermarra nga qeveria, per krijimin e nje klime te favorshme dhe lehtesuese per biznesin dhe investimet vendase dhe te huaja.
Gjate qendrimit ne Stamboll, Kryeministri Berisha do te kete takime, nder te tjera, me Kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, me Kryeministrin e Pakistanit dhe me Presidentin e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›