Berisha, vlerëson qëndrimin e GJND-së

Por kjo e fundit, megjithese nje ngjarje qe ka krijuar shume tension, nuk eshte prekur aspak ne mbledhjen e qeverise nga kryeministri Berisha. Ai preferoi te flase gjate per vendimin e Gjykates Nderkombetare te Hages ne favor te ligjshmerise se shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves.
“Për herë të parë e drejta shqiptare bëhet e drejtë botërore. Ishte një rast i paprecedent, sepse cështja e lirisë së qytetarëve të Kosovës u bë cështje lirie e axhendës së NATO-s”, tha Berisha.
Por, ne axhenden e NATO-s, aktualisht eshte edhe nje ceshtje tjeter shqiptare, ajo e konsultes per ligjin e sherbimeve sekrete. Nje ceshtje, per te cilen kryeministri Berisha nuk eshte prononcuar ende, por, qe besohet se nuk do t’i shmanget gjate seances parlamentare te dites se hene.