E Diel, 1 Nëntor 2026

BerishaArsimi i larte jo cilesor duhet menaxhim i ri

Kryeministri Sali Berisha kerkon nje model te ri te menaxhimit dhe financimit te arsimit te larte duke pohuar se cilesia e arsimit te larte nuk eshte ne nivelin e duhur. Berisha vleresoi se per arsimin eshte humbur shume kohe nderkohe qe duhet te vendose si pikesynim vetem objektivat e grupit te vendeve me te zhvilluara. Bej thirrje qe me seriozitetin me te madh te angazhohemi ne nje debat te gjere ne historine e arsimit te larte per te vendosur nje model te ri ne financimin dhe menaxhimin e arsimit te larte ne Shqiperi u shpreh kryeministri ne nje konference per arsimin e larte. Ai theksoi se 5 vjet me pare arsimi i larte ne sasi ishite 4 here me larg se vendet e BE-se. Sot ne po ecim drejt trefishimit te numrit te studenteve por nuk jemi ne standardin e duhur shtoi kryeministri.

Berisha nenvizoi se universitetet duhet te kene autonomine me te madhe nga qeverite. Qeveria ime eshte e vendosur tu jape ju autonomine me te madhe te mundshme qe ekziston ne vendet e zhvilluara. Liria akademike nuk zhvillohet pa autonomi te plote theksoi ai.

Sipas kreut te qeverise duhet nje mekanizem i ri financiar qe ti garantoje universiteteve mundesite per nje liri te vertete akademike.
Ai theksoi se universitetet duhet te ecin ne funksion te cilesise qofshin keto shteterore apo private.

Ndersa Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaroi se deri ne vitin 2014 Shqiperia do te kete 150 mije studente sepse tashme liberalizimi i arsimit ne Shqiperi eshte nje realitet.
Ai tha se numri i studenteve ne krahasim me 2008-en eshte rritur 2.5 here. Tafaj nenvizoi se arsimi i larte privat eshte domosdoshmeri.
Sa i perket finanicimeve ne arsimit Ministri nenvizoi se fondet publike do ndjekin studentin ne shkollat qe plotesojme standardet. Ai shtoi se do kete financim te drejtperdrejte te studenti do financohet per zhvillimin strategjik per institucionet shkollore dhe do financohet per kerkimet shkencore.
Ne fjalen e tij ministri i Financave Ridvan Bode pohoi se arsimi i larte perben prioritet te qeverise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›