E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Do rrisim pagat dhe pensionet


Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Sali Berisha insistoi në rritjen e pagave dhe pensioneve. "Sot kjo rritje vjen në kundra rrymë me të gjithë trendin e qëndrimeve të qeverive të vendeve të evropës por në tërësi edhe të botës. Drejtimi i tyre është ulja e ndjeshme e rrogave, ulja ose ngrirja e pensioneve dhe heqja e të gjitha stimujve të tjerë në masën 65-70%. Kjo diktohet tërësisht nga kriza ekonomike pasi asnjë qeveri nuk do të dëshironte të ulte rrogat por kriza e madhe ka shtrënguar qeveritë të bëjnë uljet", u shpreh Berisha.
Në vlerësimin e tij, ekonomia shqiptare është segment i ekonomisë globale, thellësisht e lidhur dhe thellësisht e ndikuar nga ekonomia globale.

"E vërteta jonë është krejt tjetër nga ajo e disa vendeve të Evropës. Kjo dëshmon se Shqipëria ka rritje eksportesh të paprecedente në historinë e saj. Nuk janë dyfishuar në vlerë eksportet 'made in Albania' por janë trefishuar në vlerë", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›