E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Gjithkush ka të drejtë të ngrejë kamping

Gjithkush ka të drejtë të ngrejë kamping qoftë edhe para zyrës sime. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha për grevën e urisë së socialistëve që sot është në ditën e 19-të saj. Duke folur në ceremoninë e inagurimit të Kalatës Lindore të portit të Durrësit kryeministri Berisha theksoi se protestat janë pjesë e demokracisë dhe se është në të drejtën e opozitës të protestojë.
Ndërkohë në ditën e 19-të të grevës së urisë së socialistëve ka arritur në 66 numri i grevistëve të cilët janë ldërguar për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›