Berisha:Lufte pa kompromis ndaj mafias

Kryeministri Sali Berisha ka folur per lufte pa kompromis ndaj krimit te organizuar dhe mafias.
Por ne kushtet e reja te krijuara, sipas kreut te qeverise nevojiten ndryshime ne agjensite qe merren me luften ndaj terrorizmit e krimit te organizuar. “Nese kemi patur sukses ne luften kunder bandave kunder trafikut, po keto suksese duhet t’i shenojme ne luften kunder krimit ekonomik. Ekonomia e mafias eshte problemi me i madh qe ne duhet ta perballim me zero tolerance. Duhet te ngrihet nje grup pune per hartimin dhe miratimin e ligjit per funksionimin e Agjencise se Administrimit te Pasurive te sekuestruara e te konfiskuara,”, u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha lajmeroi ndryshime ne ligjin per SHISH, ne menyre qe te pershtatet plotesisht me kushtet e reja te luftes kunder mafias.“Qeveria eshte e gatshme qe te miratoje, te kaloje ne parlament, te gjitha amendimet, sygjerimet qe ju duhen ju”, u shpreh Berisha. Kryeministri foli edhe per burgjet, duke kerkuar nje regjim te rrepte atje.“Ne qofte se ne i leme ata te komandojne nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre pushime. Regjimi do te jete deri ne limitet me te skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetuten, pasi te drejtat baze kushtetuese nuk mund t’i mohohen askujt.”, tha Berisha.