E Shtunë, 31 Tetor 2026

BerishaPerparesi madhore arsimi

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Berisha garantoi nxënësit dhe mësuesit se qeveria do të ketë si përparësi madhore arsimin duke modernizuar shkollat, përmirësimin e kushteve të mësidhënies dhe rritje rrogash për arsimtarët.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se arsimi në Shqipëri ka shënuar arritje pavarësisht problemeve që mbizotërojnë akoma.

"Rreth 65 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në mbarë vendin. Në emër të qeverisë dua t`ju uroj të gjithë nxënësve të vendit një vit të mbarë dhe plot suksese. I garantoj nxënësi dhe mësuesit se për qeverinë arsimi mbetet çështja më serioze dhe më e rëndësishme. Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi çdo përparësi tjetër. Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre,” tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›