Berisha:Të lëmë inatet, mbështesim transparencën sipas kushtetutës

"Ekzistojnë të gjitha mundësitë ligjore nëqoftëse ndahemi nga inatet për të zgjidhur dhe për të bërë një transaprencë të plotë të zgjedhjeve. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në një prononcim për mediat duke komentuar edhe raportin e byrosë së Asamblesë Parlamentare e KiE-së. Sipas tij maxhoranca është e gatshme për transparencë të plotë të zgjedhjeve por kjo duhet të bëhet në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Ndërkohë Berisha duke iu referuar edhe raportit të byrosë së Asamblesë Parlamentare e KiE-së theksoi se ky raport ishte koherent me deklaratën e Komitetit Presidencial gjatë vizitës në Tiranë.
"Opozita është e lirë t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe më pas Komisionit të Venecias" theksoi më tej Berisha.
Ndërkohë në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese Kryministri Berisha theksoi se pret që presidenti Topi të paraqesë dekretimin e kandidatëve pasi është atribut tij dhe më pas parlamenti do t'i shqyrtojë duke përdorur një procedurë sa më transparente.