Berishës i ikën një tjetër aleat nga koalicioni, “Shqipëria Madhështore” mbetet me 24 parti

Është rrudhur në 24 parti koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore”.
Pas tërheqjes së Aleancës Maqedonasve për Integrim Europian, mësohet se ka kërkuar largim nga koalicioni edhe Partia Aleanca Arbnore Kombëtare e drejtuar nga Gjet Ndoj. Ky i fundit ka dorëzuar në KQZ shkresën ku kërkon tërheqjen nga koalicioni
“Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion.
Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.
E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”, thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.